Modë, stil dhe WiFi falas – të gjitha në dyqanin tonë të preferuarTop of Form
H & M Hennes & Mauritz Albania SHPK
Rruga: Ibrahim Rugova, Nd. 40, H2, Ap.3
1019, Njesa Bashkiake Nr. 5
Tirane, Shqiperi
Email: info.al@hm.com
Numri Unik Identifikues: M12221031T
Privatësia e të dhënave është e një rëndësie të madhe për H&M dhe ne duam të jemi të hapur dhe transparent per përpunimin e të dhënave juaja personale.
Prandaj, ne kemi një politikë që përcakton se si do të përpunohen dhe mbrohen të dhënat e juaja personale.
Kush është kontrolluesi i të dhënave të juaja personale?
Shoqeria suedeze, H&M Hennes & Mauritz GBC AB (“H&M”), është kontrolluesi i të dhënave personale që na jepni dhe eshte përgjegjëse për të dhënat tuaja personale ne perputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
H & M Hennes & Mauritz GBC AB
Mäster Samuelsgatan 46
106 38 Stockholm
Suedi
Regjistrii shoqerive: Bolagsverket/Zyra Suedeze e Regjistrimit të Shoqerive
Numri i regjistrimit të shoqerise: 556070-1715
Përfaqësues i autorizuar: Helena Helmersson
Numri i regjistrimit të TVSH-së: TVSH NR. SE556070171501
Ku i ruajmë ne të dhënat e juaja?
Të dhënat që mbledhim nga ju ruhen brenda Zonës Ekonomike Evropiane (“ZEE”), por gjithashtu mund të transferohen dhe përpunohen në një vend jashtë ZEE-së. Çdo transferim i tillë i të dhënave të juaja personale do të kryhet në përputhje me ligjet në fuqi.
Për transferimet jashtë ZEE-së, H&M do të përdorë Klauzolat Standarde Kontraktuale dhe Kornizën e Mbrojtjes së Privatësisë BE-SHBA, si garanci për vendet te cilat nuk kane vendime të përshtatshmërisë nga Komisioni Evropian.
EU-US Privacy Shield Framework
Kush mund të ketë qasje në të dhënat tuaja ?
Të dhënat tuaja mund të shperndahen brenda grupit H&M (për detaje mbi shoqerite brenda grupit H&M, ju lutemi referohuni raportit tonë vjetor që mund të gjendet në about.hm.com). Ne kurrë nuk i japim, shesim ose shkëmbejmë të dhënat e juaja për qëllime marketingu tek palët e treta jashtë grupit H&M.
Shoqeria vendase H&M do të veprojë vetëm si përpunues i të dhënave personale dhe do të përpunojë të dhënat personale në emër të shoqerise suedeze. Të dhënat që i përcillen palëve të treta, përdoren vetëm për t’ju ofruar shërbimet tona. Më poshtë do të gjeni kategori të palëve të treta per çdo proces specifik.
Cila është baza ligjore për përpunim?
Për çdo proces specifik të të dhënave personale që mbledhim nga ju, ne do t’ju informojmë nëse dhënia e të dhënave personale kerkohet nga ligji ose eshte e nevojshme për të lidhur një kontratë dhe nëse është një detyrim për të dhënë të dhënat personale, si dhe pasojat e mundshme nëse vendosni të mos I jepni keto te dhena.
Cilat janë të drejtat tuaja?
E drejta e qasjes:
Ju keni të drejtë të kërkoni informacion në lidhje me të dhënat personale që mbajmë për ju në çdo kohë. Ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Klientit dhe ne do t’ju ofrojmë të dhënat tuaja personale përmes postës elektronike.
E drejta për bartje:
Sa herë që H&M përpunon të dhënat e juaja personale, me mjete të automatizuara bazuar në pëlqimin tuaj ose në bazë të një marrëveshje, ju keni të drejtë të merrni një kopje të të dhënave të juaja të transferuara tek ju ose tek një palë tjetër. Kjo përfshin vetëm të dhënat personale që na keni dorëzuar.
E drejta për korrigjim:
Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave tuaja personale nëse informacioni është i pasaktë, duke përfshirë të drejtën për të plotësuar të dhënat personale jo të plota.
Nëse keni një llogari H&M (anëtarësimi në H&M), mund t’i ndryshoni të dhënat tuaja personale tek faqet e llogarisë suaj.
E drejta e fshirjes:
Ju keni të drejtë të fshini çdo të dhënë personale të përpunuar nga H&M në çdo kohë me përjashtim të situatave të mëposhtme:
*keni një çështje të hapur me Shërbimin e Klientit
*keni një porosi të hapur e cila ende nuk është dërguar ose dërguar pjesërisht
*keni një borxh të pazgjidhur me H&M, pavarësisht nga mënyra e pagesës
*nëse jeni të dyshuar ose keni keqpërdorur shërbimet tona brenda katër viteve të fundit
*borxhi juaj i është shitur një pale të tretë brenda tre viteve të fundit ose një viti për klientët e vdekur
*kërkesa juaj për kredi është refuzuar brenda tre muajve të fundit
*Nëse keni bërë ndonjë blerje, ne do t’i mbajmë të dhënat tuaja personale në lidhje me transaksionin tuaj për qëllime të kontabilitetit
E drejta juaj për të kundërshtuar përpunimin bazuar në interesin legjitim:
Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale që bazohet në interesin legjitim të H&M. H&M nuk do të vazhdojë të përpunojë të dhënat personale, pervec rastit kur ky perpunim eshte i bazuar ne ligj, i cili tejkalon interesat dhe të drejtat tuaja ose eshte për shkak të pretendimeve ligjore.
E drejta juaj për të kundërshtuar marketingun e drejtpërdrejtë:
Ju keni të drejtë të kundërshtoni marketingun e drejtpërdrejtë, duke përfshirë analizat e profilizimit të bëra për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
Ju mund të tërhiqeni nga marketingu i drejtpërdrejtë me mjetet e mëposhtme:
* duke ndjekur udhëzimet në çdo email marketingu
* duke modifikuar cilësimet e llogarisë suaj H&M
E drejta për kufizim:
Ju keni të drejtë të kërkoni që H&M të kufizojë perpunimin e të dhënave tuaja personale në rrethanat e mëposhtme:
* nëse kundërshtoni një perpunim te te dhenave nga H&M bazuar ne nje interes te ligjshem, H&M do të kufizojë përpunimin e të dhënave të tilla deri ne verifikimin e interesit te ligjshem .
* nëse pretendoni se të dhënat e juaja personale janë të pasakta, H&M duhet të kufizojë përpunimin e ketyre të dhënave deri ne verifikimitne saktësisë te të dhënave personale.
* nëse përpunimi është i paligjshëm, ju mund të kundërshtoni fshirjen e të dhënave personale dhe në vend të kësaj të kërkoni kufizimin e përdorimit të të dhënave tuaja personale
* nëse H&M nuk ka më nevojë për të dhënat tuaja personale, por kërkohet nga ju për të mbrojtur pretendimet ligjore.
Si mund t’i ushtroni të drejtat e juaja?
Ne e marrim shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave dhe për këtë arsye kemi një personel të përkushtuar të shërbimit ndaj klientit për të trajtuar kërkesat tuaja në lidhje me të drejtat e juaja të përmendura më lart. Ju gjithmonë mund t’i kontaktoni ata në info.al@hm.com.
Personi i kontaktit për mbrojtjen e të dhënave:
Ne kemi emëruar një Person Kontakti për Mbrojtjen e të Dhënave për të siguruar që ne i përpunojmë vazhdimisht të dhënat tuaja personale në mënyrë të hapur, të saktë dhe ligjore. Mund të kontaktoni Personin tonë te Kontaktit për Mbrojtjen e të Dhënave në info.al@hm.com dhe të shkruani DPO si lëndë.
E drejta për t’u ankuar pranë një autoriteti mbikëqyrës:
Nëse mendoni se H&M i përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë të gabuar, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Klientit. Ju gjithashtu keni të drejtë të bëni një ankesë tek një autoritet mbikëqyrës.
Përditësimet në Njoftimin tonë të Privatësisë:
Mund të na duhet të përditësojmë Njoftimin tonë të Privatësisë. Versioni më i fundit i Njoftimit të Privatësisë është gjithmonë i disponueshëm në faqen tonë të internetit. Ne do të komunikojmë çdo ndryshim thelbesor të Njoftimit te Privatësisë, për shembull qëllimin e përdorimit te të dhënave tuaja personale, identitetin e Kontrollorit ose të drejtat tuaja .
Pse i përdorim të dhënat tuaja personale?
Kur të lidheni me shërbimin tonë falas WiFi, ne do të mbledhim të dhëna personale nga pajisja juaj (adresa MAC) me qellim qe t’ju ofrojmë shërbimin WiFi. Kur identifikoheni dhe përdorni shërbimin WiFi, ne do të përdorim gjithashtu të dhënat tuaja personale për të verifikuar pajtueshmerine tuaj me Termat dhe Kushtet e shërbimit. Ne gjithashtu, duke përdorur teknika anonimizimi, mund t’i kthejmë të dhënat personale në anonime (të dhëna jopersonale) për qëllime statistikore.
Të dhënat personale të anonimizuara mund të përdoren për qëllimin e krijimit të statistikave mbi lëvizjet, sjelljet dhe flukset në ambientet e dyqanit tonë. Statistikat do të na ndihmojnë të fitojmë njohuri më të mira se si t’i operojmë dyqanet tona në një mënyrë më efikase duke p.sh. asortiment i optimizuar, siperfaqja e katit dhe shfrytëzimi i stafit. Të gjitha të dhënat e përdorura për këtë qëllim janë anonime dhe nuk mund të gjurmohen për ju si individ.
Çfarë të dhënashpersonale përpunojmë?
Kur lidheni me shërbimin WiFi, ne do të mbledhim adresën MAC (Adresa e kontrollit të aksesit në media) një identifikues unik të caktuar për pajisjen tuaj dhe informacione të lidhura me emrin e hostit të pajisjes, vendndodhjen gjeografike dhe kohën.
Kush ka qasje në të dhënat tuaja personale?
Ne mund të përdorim palë të treta kur ju ofrojmë shërbimet WiFi, për këtë arsye ne ndajmë të dhënat personale me palë të tilla të treta. Ne gjithashtu ndajmë të dhëna me një ofrues shërbimi interneti kur ju lejojmë qasje në internet nëpërmjet shërbimit WiFi. Kur krijojmë statistika nga të dhënat anonime, ne mund ta ndajmë këtë edhe me shoqeri të tjera të Grupit H&M.
Cila është baza ligjore për të përpunuar të dhënat të juaja personale?
Kur lidheni me shërbimin tonë falas WiFi, ju na lejoni të mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale të nevojshme për të ofruar shërbimin e kërkuar WiFi (përmbushja e një kontrate) dhe, duke përdorur teknikat e anonimizimit, t’i kthejmë të dhënat personale në anonime (të dhëna jo personale) për qëllime statistikore (interesi legjitim).
Sa kohë i ruajmë të dhënat e juaja?
Ne do t’i mbajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme që ne të ofrojmë shërbimin WiFi në përputhje me Termat dhe Kushtet e rena dakort dhe të sigurojmë përputhjen tuaj me këto. Periudha e ruajtjes do të jetë deri në 14 muaj nga momenti kur jeni lidhur për herë të fundit me rrjetin WiFi.
Të dhënat personale të përdorura për qëllime statistikore anonimizohen me mjete teknike pas grumbullimit. Pasi të dhënat tuaja anonimizohen, të dhënat tuaja personale fshihen në mënyrë të pakthyeshme